Please enter at least 3 characters.

Kendrick Jones, motori i suksesit prishtinas

2016/01/kendrick-jones-motori-i-suksesit-prishtinas_hd.jpg

Nga ‘Eurobasket.com’ ai u zgjodh ‘Player of the Week’ me paraqitjen ndaj Kumanovos, teksa edhe për javën e dytë është në mesin e kandidatëve për këtë vlerësim. Jones u shpreh i lumtur me formën e tij momentale, duke thënë se vetëm po kryen detyrat e tij.

“Po ndihem mirë pas këtyre fitoreve. Mua më thanë të dilja atje dhe ta luaja lojën time dhe unë e bëra një gjë të tillë. Kjo është ajo çka klubi pret prej meje dhe unë do ta jap më të mirën për t’ua dhënë atyre. Një gjë të tillë e kam bërë gjatë gjithë karrierës sime”, deklaroi Jones për gazetën Arena. /Telegrafi/