Please enter at least 3 characters.

“Kemi ambicie të mëdha këtu te Como, nuk dua projekte një apo dy vjeçare” - Cesc Fabregas refuzon Interin

Cesc Fabregas, i cili është përfolur si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Simone Inzaghin në stolin e Interit, ka deklaruar se beson plotësisht në projektin e klubit të tij aktual, Como, dhe ambiciet e mëdha që kanë për të ardhmen.

Fabregas është lidhur fort me Interin, sidomos pas konfirmimit të largimit të Inzaghit të martën. Por presidenti i Como, Mirwan Suwarso, ka theksuar se Fabregas nuk do të largohet nga klubi.

Trajneri spanjoll dhe presidenti Suwarso u shfaqën së bashku në një panel të moderuar nga James Horncastle gjatë eventit SXSW të mërkurën në Londër.

Horncastle raportoi se Como janë “të sigurt” për ta mbajtur Fabregasin në krye të skuadrës, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të Interit, që po ashtu kishte përfaqësues në Londër atë ditë.

“Unë besoj vërtet në projektin e Comos. Fillova me këtë klub sepse mendoja për një projekt afatgjatë. Nuk dua ta përfundoj karrierën time në një klub që funksionon vetëm për një ose dy vjet dhe pastaj gjithçka mbaron”.

“Arrita këtu si lojtar dhe jam shumë i lumtur sepse mund të punoj në mënyrën që dua. Presidenti më lejon të jem vetvetja, të vendos drejtimet sipas mënyrës time. Kemi të njëjtin vizion dhe të njëjtin qëllim: të arrijmë sa më larg të jetë e mundur”.

Në rast se largohet Inzaghi, kush duhet të jetë trajner i Interit?

Cesc Fabregas

Roberto De Zerbi

Cristian Chivu

Patrick Vieira

“Jemi bërë një ekip i vërtetë së bashku, në një qytet të vogël dhe në një klub të vogël, por me ambicie shumë të mëdha për të ardhmen”, ka thënë Fabregas, sipas La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/