Please enter at least 3 characters.

Këmbë të gjata dhe dekolte të hapur, edicion atraktiv i manekines Emma Hernan

2023/11/emmafk.jpg

Është e vështirë të mos komentohen këmbët e gjata të Emma Hernanit, sidomos në këtë kombinim të guximshëm...

Modelja, influencuesja dhe ylli i spektaklit televiziv, “Selling Sunset” u mburr vitin e kaluar duke thënë se aktori hollivudian, Ben Affleck, ishte përpjekur të lidhje me të, para se ta rinovonte romancën me Jennifer Lopez, me të cilën tashmë është i martuar.

Mediat botërore po gumëzhinin për historinë e saj kinse në një aplikacion takimesh me të famshëm, ishte ftuar për kafe nga ylli i famshëm.

(Foto: Star Max/GC Images)

Aktori mohoi çdo lidhje me Emman atraktive, ndërsa ajo vazhdon të tërheqë rregullisht vëmendjen me dukjen dhe këmbët e saj të gjata.

Manekinia është fotografuar në një dalje të mëhershme teksa bënte blerje në Hollywood dhe i vuri në pah asetet me një kostum xhins të ngushtë dhe të shkurtë, të cilin e shoqëroi me çizmet Fendi, ndaj ishte e vështirë të mos vihej re në rrugë. /Telegrafi/

(Foto: Bauer-Griffin/GC Images)

(Foto: Bauer-Griffin/GC Images)