Please enter at least 3 characters.

Kejvina shndërrohet në zeshkane joshëse

2019/11/Kejvina1.jpg

Jemi mësuar ta shohim Kejvina Kthellën si një bionde atraktive që arrin të marrë vëmendje sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.

Por, modelja e njohur ka zgjedhur që bëjë një ndryshim në dukjen e saj duke shndërruar në zeshkane.

Ky ndryshim është pritur shumë mirë nga ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale, të cilët i kanë dhënë komplimente për dukjen e re.

Bukuroshja ka realizuar edhe një set fotografik me fotografin Blend Roka dhe duket për mrekulli.

Pos pëlqimeve të shumta nga fansat, Kejvina ka marrë komente të shumta edhe nga bukuroshet e njohura të estradës. /Telegrafi/