Please enter at least 3 characters.

Keita Balde shumë afër Interit

2018/05/Keita-Balde.jpg
124:"Balde Diao Keita 05-08-2017 Malaga Ritiro estivo 2017-2018 SS Lazio Amichevole Malaga Vs SS Lazio @ Marco Rosi / Fotonotizia
10:"Marco Rosi

Keita Balde Diao është shumë afër transferimit te Interi nga Monaco.

Bëhet fjalë për një marrëveshje prej 5 milionë eurosh huazi mdhe 34 milionë euro opsion të blerjes së perhershme.

Burime të ndryshme nga Italia dhe Franca pohojnë se marrëveshja është punë e kryer, dukenxitur spekulime pasi ai u la jashtë ndeshjes hapëse në Ligue 1 ndaj Nantesit.

Sky Sport Italia dhe shumë media tjera raportojnë se ai senegalezi do të arrijë brenda pak orësh në Milano.

U besua se do të jetë një shkëmbim me Antonio Candrevan, por reprezentuesi italian nuk u bind të kalonte në Francë, kështu që klubet vendosën që të ndajnë negociatat për lojtarët.

Keita u largua 12 muaj më parë nga Serie A pasi Lazio e shiti atë te Monaco për 30 milionë euro.

Lojtari 23 vjeçar shënoi tetë gola dhe 11 asistime në 33 ndeshje zyrtare për Monacon. /Telegrafi/