Please enter at least 3 characters.

KEDS-i i çudirave: Ndërrojnë orët, hasin në problem, e kryejnë orarin, e lejnë ndërtesën pa rrymë dhe përgjigje për banorët s’ka!

2016/10/poci-dhe-qiri-reduktimet-e-rrymes-foto-ridvan-slivova-9-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sot, në lagjen Lakrishte të Prishtinës, KEDS-i që nga ora 9:00 e mëngjesit ka filluar punët për të ndërruar orët e konsumatorëve.

Që nga kjo kohë, e deri në ora 16:00, disa hyrje të kompleksit ishin pa rrymë.

Por, tek hyrja e katërt, shumë kate të saj janë ende pa rrymë. Gjatë tërë kohës punëtorët e Qendrës për Thirrje, në numrin 038 501 701 1000, kanë thënë: “Shpejtë lëshohet rryma”. Por, në fakt, ndonëse punojnë në një zyrë, ata që lajmërohen në telefonata asnjëherë nuk kishin informata për ankesat e përsëritura, pos që thoshin: “Po punohet, rryma shpejtë lëshohet”! Madje, shpesh ndodhte të përgjigjeshin kështu në ankesat e banorëve: “A keni thirr, se me mua nuk ke fol, nuk di gjë. Qe po këqyri”!?

E vërteta është se punëtorët sot e kryen “orarin” dhe sipas shpjegimeve “nuk e zgjidhën” një problem. Por, ky problem u krijua pas “punës” së tyre. Dhe, ndonëse banorët gjatë tërë kohës kanë kërkuar përgjigje nga ta, e vetmja gjë që kanë thënë është: “Po punojmë, sepse ka ra diku një bllombë”!

Banorët mbetën pa përgjigje, të cilët nuk e siguruan as nga personat përgjegjës për informim.

Shumë kate të kësaj ndërtese, akoma nuk kanë rrymë.