Please enter at least 3 characters.

KE: Presim formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re në Maqedoni

2016/10/bashkimi-evropian-680x380-1.jpg

Zyrtarë nga Komisioni Evropian (KE) i janë përgjigjur pyetjeve të Ilija Dimovskit nga OBRM-PDUKM-ja, i cili i kërkon llogari eurokomisionerit Hahn, duke konsideruar se eurokomisioneri përzihet në çështje të Maqedonisë.

Sipas këtyre zyrtarëve, eurokomisioneri Hahn, qartë e shprehuz qëndrimin e Brukselit, duke u përgjigjur kështu për agjencinë e lajmeve ''Meta''. Ata kanë rikonfirmuar edhe një herë qëndrimin se presin formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

''Nuk do të shpekulojmë për përbërjen e qeverisë dhe për programin e saj. BE-ja thjeshtë pret formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re, me mbështetje të gjërë politike, që fuqishëm do t'u përkushtohet reformave evropiane dhe do t'i zbatojë të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Përzhinos, si edhe reformat urgjente'', thonë nga KE-ja për agjencinë ''Meta''./Telegrafi/