Please enter at least 3 characters.

Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual

2019/08/katy-perry-dark-horse-copyright-lawsuit-e1565696836968.jpg
461:"Katy Perry Leaves Los Angeles Federal Courthouse wearing a pastel green pant suit. The Singer is a defendant in a lawsuit involving Flame, a Christian who alleges that her song "Dark Horse" infringes on his copyright Pictured: Katy Perry Ref: SPL5104688 190719 NON-EXCLUSIVE Picture by: SplashNews.com Splash News and Pictures Los Angeles: 310-821-2666 New York: 212-619-2666 London: 0207 644 7656 Milan: +39 02 56567623 photodesk@splashnews.com World Rights
14:"SplashNews.com

Javë më parë, ylli botëror, Katy Perry, bashkë me labelin e saj u shpallën fajtor për kopjimin e këngës "Dark Horse".

Ndërsa tani, këngëtarja amerikane është përballur me një tjetër akuzë, kësaj radhe nga modeli, i cili ishte pjesë e këngës së saj, "Teenage Dream".

Aktori 38-vjeçar, Josh Kloss, ka thënë se Katy e ngacmoi atë gjatë xhirimeve të projektit të lartpërmendur.

Josh më tutje rrëfen se një ditë ajo ia kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë mjaft i turpëruar.

"Njëherë solla me vete një mik timin që po vdiste ta takonte dhe kur u takuam me Katyn u përqafuam. Mirëpo kur desha t’ia prezantoj mikun tim, ajo mi zhveshi tutat e mia Adidas dhe të brendshmet dhe më pas ua tregoi disa miqve të saj gej penisin tim. E imagjinoni dot sa patetik dhe i turpëruar po ndjehesha".

"Po e them këtë gjë tani sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë pervers. Por, edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura", ka shkruar mes të tjerash modeli. /Telegrafi/