Katër shkolla në Ferizaj bëhen gati për vitin e ri shkollor
04/09/2026
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se po zhvillohen punime të renovimit dhe ndërhyrje të tjera të nevojshme rregulluese në disa institucione arsimore.
Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, punimet janë realizuar në shkollat “Jeronim de Rada”, “Faik Konica”, “Vezir Jashari” dhe “Astrit Bytyçi”.
Ndërhyrjet kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në këto objekte shkollore, në mënyrë që nxënësit dhe stafi arsimor ta nisin vitin e ri shkollor në ambiente më të përshtatshme.
Komuna ka bërë të ditur se punimet janë pjesë e ndërhyrjeve të nevojshme për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës shkollore. /Telegrafi/


