Please enter at least 3 characters.

Karriera e Fatit ka nisur më mirë se ajo e Messit te Barca, 16-vjeçari vë edhe një rekord

2019/09/BarcaValencia-1-e1568498319121.jpg
259:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 14: Anssumane Fati of FC Barcelona acknowledges the fans as he is substituted during the Liga match between FC Barcelona and Valencia CF at Camp Nou on September 14, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Ngritja e jashtëzakonshme e Ansu Fatit ka vazhduar edhe të shtunën mbrëma, pasi shënoi dhe asistoi në shtatë minutat e para të ndeshjes, në të cilën luajti për herë të parë nga fillimi në La Liga.

Talenti 16 vjeçar u bë golashënuesi më i ri i Blaugranëve kur u inkuadrua nga banka rezervë dhe shënoi në ndeshjen ndaj Osasunas (para pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve).

Dhe duke qenë se mungonte Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk ishte i gatshëm për ndeshje të plotë, ai e nisi sfidën ndaj Valencias nga fillimi.

Luis Suarez dhe Anssumane Fati (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Fati arriti të shënojë gol që në minutën e dytë dhe në të shtatën ia ktheu favorin Frenkie de Jongut duke asistuar në golin e tij.

Anësorit të ri i kanë mjaftuar tri ndeshje për të shënuar dy gola për katalunasit, gjë që nuk e kishte arritur as Lionel Messi deri në ndeshjen e tij të 13-të.

Për më shumë, lojtari që mbush 17 vjet më 31 tetor, është bërë futbollisti më i ri (16 vjet e 318 ditë) në shekullin 21 që shënon dhe asiston në një ndeshje. /Telegrafi/