Please enter at least 3 characters.

Karlie Kloss dhe Joshua Kushner bëhen prindër sërish

2023/07/Screenshot_5-26.png

Karlie Kloss është bërë nënë për herë të dytë.

Ish-engjëlli i “Victoria's Secret” ka mirëpritur fëmijën e dytë më 11 korrik.

Bashkëshorti i saj, Joshua Kushner, e bëri njoftimin të enjten duke shpërndarë një foto në Instagram të të porsalindurit të tyre.

Foto: Getty Images

Megjithatë, ai nuk e bëri të ditur emrin e fëmijës së tyre.

Modelja, 30 vjeçe, njoftoi në maj se ajo dhe Kushner ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Lajmi për shtatzëninë e parë të moderatores së “Project Runway” u shpall në tetor 2020 dhe Kloss solli në jetë djalin Levi, tashmë 2 vjeç.

Foto: Instagram

Ndërsa krijuesja e “Kode With Klossy” e mban private jetën e saj familjare, ajo e quajti mëmësinë "gëzimin më të madh" në një intervistë të emisionit "Today" në prill 2022.

Kloss dhe Kushner, 37 vjeçar, janë bashkë që nga viti 2012, gjersa biznesmeni i propozoi në vitin 2018.

Foto: Shutterstock

Në tetor të po atij viti, çifti u martua. Ata festuan me një ceremoni të dytë martese në qershor 2019. /Telegrafi/

Foto: Instagram