Please enter at least 3 characters.

Kapiteni i zhgënjyer

2016/01/kapiteni-i-zhg-euml-njyer_hd.jpg

“Kemi pritur të bëjmë paraqitje më të mirë. Mendoj se herët morëm golin e parë, por mendoj se në pjesën e dytë zhvilluam lojë shumë të dobët”, ka thënë Rashkaj pas ndeshjes.

Ai mendon se edhe skuadra e Kosovës ende nuk është komponuar për ndeshje të tilla. Ai e vlerëson të vështirë miqësoren e radhës kundër Senegalit.

“Ne ende nuk jemi komponuar. Edhe në duel me Senegalin do të jetë një ndeshje e vështirë, por do të mundohem të kemi paraqitje më të mirë”, theksoi Rashkaj.

Kosova miqësoren e radhës ndërkombëtare e luan kundër Senegalit të dielën në Gjeneve. /RTK/Telegrafi/