Kapet personi që kërkohej nga policia, dyshohet për sulm me mjet të fortë në Gjilan
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, i cili ishte në kërkim nga autoritetet që nga muaji maj.
Sipas raportit policor, arrestimi është kryer më 3 qershor 2026 në Gjilan.
Tutje në raport thuhet se i dyshuari kërkohej nga organet e rendit pasi dyshohet se më 14 maj 2026 kishte sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë, duke e goditur në kokë.
“Gjilan / 14.05.2026 – 12:00. Më 03.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë në kërkim pasi më 14.05.2026 dyshohet se kishte sulmuar me një mjet te fortë në kokë, viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima kishte pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


