Please enter at least 3 characters.

Kapet drogë në Vlorë

2016/01/vlor-euml-sekuestrohet-500-kg-drog-euml_hd.jpg

Një sasi droge është gjetur në zonën e Karaburunit në Vlorë.

Burime nga policia thonë se janë kapur më shumë se 800 kilogramë kanabis sativa ne vendin e njohur me emrin Gjiri i Bristanit dhe droga është gjetur në një magazinë në breg të detit.

Bashkë me drogën është gjetur dhe një sasi e madhe benzine e mbushur në bidonë që do të përdoreshin për të mbushur gomonen.

Ende nuk ka të dhëna për persona të arrestuar. /Syri.net/

Foto: Ilustrim