Please enter at least 3 characters.

Kapen 370 kg kanabis të organizatës shqiptare në Greqi

2017/02/6613f91d-03c1-46d9-a066-30f7039d5207.jpg

Një sasi prej 370 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua gjatë natës së kaluar në Portin e Patrës. Sipas Rojes Bregdetare Greke, droga ishte vendosur në tavanin e një kamioni me targa greke, që do të nisej nga Porti i Patrës me destinacion Italinë.

Autoritetet thanë se kanë arrestuar drejtuesin e kamionit, një 62-vjeçar. Sipas informacioneve të publikuara prej autoriteteve, lënda narkotike ishte ngarkuar prej një organizate shqiptare të trafikimit të narkotikëve dhe destinacioni i saj final ishte Holanda.

Në kërkim janë shpallur disa anëtarë të organizatës së trafikimit të narkotikëve, grekë dhe shqiptarë.

Kamioni u sekuestrua, ndërsa shoferi 62-vjeçar do të dërgohet për masë sigurie në Gjykatën e Patrës. /Telegrafi/