Please enter at least 3 characters.

Kanye West dërgon familjen në fermën 28 milionë dollarëshe për t'u shkëputur nga rutina në shtëpi

2020/04/GettyImages-1076421056.jpg
225:"NEW YORK, NEW YORK - DECEMBER 02: Kanye West attends the the Versace fall 2019 fashion show at the American Stock Exchange Building in lower Manhattan on December 02, 2018 in New York City. (Photo by Roy Rochlin/Getty Images)
12:"Getty Images

Pasuria e Kanye West së fundmi është publikuar edhe në revistën “Forbes”, e cila arrin shumën prej 1.3 miliard dollarë.

Në kuadër të pasurisë së tij, reperi posedon edhe disa vendpushime, vlerat e të cilave po ashtu prekin milionat, shkruan The Sun.

Për t’u shkëputur nga rutina gjatë izolimit, Kanye ka vendosur që të dërgojë familjen e tij në fermën e Wyoming, te prona në vlerë prej 28 milionë dollarësh.

Ndërsa Kim Kardashian është angazhuar që të mbajë shkollimin e katër fëmijëve të saj në shtëpi, duke ndjekur rregullat e distancës sociale për shkak të pandemisë coronavirus.

Tani është raportuar se 42-vjeçari i ka marrë gjërat në duar, në mënyrë që Kim të mund të ketë një kohë pushimi duke marrë edhe katër fëmijët me vete.

Ndërsa sa i përket rezidencës së tyre, Kim më parë kishte thënë se dhoma e teatrit familjar po përdoret më së shumti. /Telegrafi/