Please enter at least 3 characters.

Kanosi kryeministrin, arrestohet i dyshuari në Prishtinë – para se të arrestohej kanosi edhe policët

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për kanosje të kryeministrit, Albin Kurti.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar të martën, më 2 shtator.

“Prishtinë 02.09.2026. Njësitet policore në koordinim me PSRK-në, pasi kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, të njëjtin e kanë arrestuar për shkak se përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin”, thuhet në raport.

Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/