Please enter at least 3 characters.

Kanos me vrasje bashkëshorten dhe djalin

2017/12/dhune-780x439.jpg

Policia në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i ka kanosur bashkëshorten e tij dhe djalin se do t’i vras.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë AK 47 dhe 72 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.