Please enter at least 3 characters.

Kane para finales: Jemi këtu për të fituar trofeun

2019/06/Kane-Tottenham.jpg
280:"MADRID, SPAIN - MAY 31: Harry Kane of Tottenham Hotspur in action during the Tottenham Hotspur training session on the eve of the UEFA Champions League Final against Liverpool at Estadio Wanda Metropolitano on May 31, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Harry Kane ka folur në prag të finales së Tottenhamit me Liverpooolin.

Sulmuesi i Tottenham Hotspurs, Kane ka treguar se ka lënë pas vetes lëndimin dhe është gati për finalen.

Anglezi shpreson që ekipi i tij është gati dhe do të hyjnë në ndeshje për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

"Nyja e këmbës është e mirë. Kanë qenë shtatë apo tetë javë pune të forta, jam kthyer në stërvitje me ekipin", ka thënë fillimisht Kane për BT Sport.

"Gjysmëfinalja ishte një lojë e mahnitshme . Nuk mund të besoja se kjo ka ndodhur. U emocionova shumë që arritëm në finale. Doja të isha atje dhe t'i mbështesja ata dhe të jap përvojën time për këdo që e kishte nevojë".

"Është e mahnitshme që ne jemi këtu, por nuk mund të kemi një shans tjetër për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, kështu që ne jemi këtu për të fituar ndeshjen".

"Do të ketë shumë fjalë dhe mendime, por jam i sigurt se të gjithë janë duke shikuar përpara për të dalë dhe për të luajtur", përfundoi anglezi. /Telegrafi/