Please enter at least 3 characters.

Kanë kaluar 21 vjet nga vdekja e tij, por po përgatitet albumi i ri i Cobain

2016/01/kurt.jpg

Albumi i ri i Kurt Cobainit pritet të publikohet këtë verë dhe raportohet se do të ketë befasi të mëdha.

Brett Morgen, i cili realizoi regjinë e dokumentarit “Kurt Cobain: Montage of Heck”, do të bëjë bashkë disa incizime të liderit të grupit “Nirvana” dhe do t’i publikojë gjatë verës.

“Do të bëjmë një album fantastik gjatë verës”, ka thënë Morgen për Bedford+Boëery, transmeton koha.net.

“Me këtë album do t’i befasojmë fansat e Cobainit, sepse do të ketë incizime shumë të mira.

“Por të jemi të qartë, nuk do të jetë album i ‘Nirvana’, aty do të jetë vetëm Kurti”, ka thënë veç të tjerash Morgen.

Kurt Cobain vrau veten në prill të vitit 1994. Ai vdiq në moshë 27-vjeçare, por kishte jetuar mjaft që të bëhej një nga ikona e muzikës. /Telegrafi/