Please enter at least 3 characters.

Kampioni rikthehet te fitorja (Video)

2016/04/EdenHazardFCBournemouthvChelseaPremierZM6GZiIcIZrx.jpg

Kampioni aktual i Anglisë, Chelsea është rikthyer tek fitorja në kampionat pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.

Në takim ndaj Bourmerouthit, Chelsea ka shënuar fitore 4-1, në një takim ku shkëlqeu mesfushori spanjoll Cesc Fabregas me tre asistime.

Fillimisht Fabregas asistoi në minutën e pestë tek Pedro Rodriguez, që shënoi për 1-0.

Në minutën e 34-të, Eden Hazard realizoi golin e parë në Ligën Premier këtë edicion përsëri pas asistimit nga Fabregas, para se Elphick ta ngushtoi rezultatin në 1-2.

Fabregas bëri het-trik me asistime në minutën e 71-të duke shërbyer mirë brazilianin Willian që shënoi për rezultatin 1-3, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Eden Hazard me golin e dytë personal në këtë takim.

Liverpool ka humbur epërsinë prej dy golave ndaj Newcastle, duke barazuar 2-2.

Daniel Sturridge shënoi në minutën e dytë dhe Adam Lallana në të 30-tën për epërsinë 2-0 të ‘The Reds’ në pjesën e parë.

Ndërkohë Newcastle bëri një rikthim të madh në pjesën e dytë, ku fillimisht Papis Cisse shënoi në minutën e 51-të dhe Colback në të 66-të për barazimin e rezultatit.

Me këtë pikë të fituar Newcastle ka mbajtur gjallë shpresat për të mbetur në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/