Please enter at least 3 characters.

​Kalon në parim Projektligji për Byronë Shtetërore

Kuvendi Kosovës e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky projektligj ka marrë mbështetjen e 81 deputetëve të cilët votuan për, asnjë kundër dhe 25 abstenime.

“81 deputetë të kuvendit kanë votuar për, asnjë kundër, 25 abstenime, konstatoj se kuvendi miratoi në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kërkohet nga kuvendi funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë projektligjin dhe kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime”, ka thënë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu. /Kp/