Please enter at least 3 characters.

Kallëzim penal ndaj një drejtori në Manastir: Në mënyrë të paligjshme ndryshoi tri herë pozicionin e një punonjësi

Policia-mk
policia-mk
policia-mk

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrje publike në Manastir, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale "shkelja e të drejtës së marrëdhënies së punës”.

"SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër M.G. (56) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “shkelja e të drejtës së marrëdhënies së punës”.

I denoncuari, në cilësinë e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Strezhevë” në Manastir, në periudhën nga shkurti 2023 deri më 29.06.2023, në tri raste kishte ndryshuar vendin e punës së një personi në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Nëpunësit Administrativë, Ligjit të Punës dhe Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/