Kakavijë, fluksi më i madh dy ditët e fundit
31/07/2011
Burimet zyrtare nga dogana e Kakavijës pohuan se në 24 orët e fundit nëpërmjet kësaj pikë kanë hyrë 12 mijë emigrantë dhe 2700 automjete të ndryshme. Sipas këtij burimi, edhe pse fluksi është i lartë, nuk janë shënuar radhë dhe pritje të gjata.
Për të evituar pritjet dhe ardhjet pala shqiptare po punon tetë sportele, ndërsa pala greke me katër sportele, raportoi BW.
Ndërkaq zëdhënësi i drejtorisë së policisë kufitare në Gjirokastër, Gentian Mullai, tha se drejtuesit e policisë shqiptare në Kakavijë janë në kontakt të vazhdueshëm me krerët grekë te kufirit, të cilët kanë premtuar shtim sportelesh dhe personeli në rast se ato aktualet nuk përballojnë dot fluksin./Telegrafi/


