Please enter at least 3 characters.

Kaka: Me Mourinhon kam pasur raporte të komplikuara, ai ishte trajner i vështirë për mua

2018/04/Josemourinhokaka-3-e1524062426710.jpg
323:"LOS ANGELES, CA - JULY 13: Real Madrid coach Jose Mourinho speaks with forward Kaka #8 during a training session on the campus of UCLA on July 13, 2011 in Los Angeles, California. Real Madrid will play their next friendly soccer match against the Los Angeles Galaxy on Saturday. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)
12:"Getty Images

Ricardo Kaka ka folur rreth raportit të komplikuar që e ka pasur me Jose Mourinhon gjatë kohës kur luante te Real Madridi.

Ish-futbollisti brazilian u bë i njohur botërisht, pasi iu bashkua Milanit (në vitin 2003) dhe arriti ta fitonte titullin e Serie A dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa u shpall Lojtari më i mirë në botë nga FIFA në vitin 2007.

(Foto: Getty Images)

Kjo bëri që Los Blancos ta transferonin në vitin 2009, mirëpo edhe pse e fitoi La Ligan dhe Kupën e Mbretit në Mourinhon, ai asnjëherë nuk arriti ta tregonte lojën të cilën e kishte bërë me Rossonerët.

"Në vitin 2009, e pranova ofertën e Real Madridit, por isha krejtësisht i shkatërruar, sepse nuk mund ta jepja atë që ia kisha dhënë Milanit, isha krejtësisht i humbur".

(Foto: Getty Images)

"Jose Mourinho ishte një trajner i vështirë për mua dhe kishim një marrëdhënie të respektueshme, por të komplikuar".

"Stërvitesha, angazhohesha dhe lutesha shumë, mirëpo nuk e siguroja besimin e trajnerit, pastaj e kuptova se nuk mund të punoja me të".

"Kënaqësia e vetme që kam pasur ishte një mesazh që e mora kur ai u largua nga Real Madridi dhe më thoshte se unë kam qenë një prej lojtarëve më profesionalë, me të cilët ka punuar", ka treguar Kaka.

(Foto: Getty Images)

Braziliani, i cili e ka fituar edhe Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u largua nga Reali në vitin 2013 për t'u kthyer te Milani. Për herë të fundit, Kaka ka luajtur për Orlando Cityn, ndërsa u pensionua në dhjetor të vitit 2017. /Telegrafi/