Please enter at least 3 characters.

Kajtazi: Kosovës i mungon strategjia e zhvillimit të sportit

2016/01/kajtazi-kosov-euml-s-i-mungon-strategjia-e-zhvillimit-t-euml-sportit_hd.jpg

Në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, ai ka thënë se Kosovës i mungon një strategji për zhvillimin e sportit të Kosovës. Ka dhënë edhe arsyet pse dhe ku shteti, federatat, klubet dhe sportistët kanë dështuar.

Kajtazi ka folur edhe proceset e vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Ka thënë se për të arritur suksese në arenën ndërkombëtare është dashur që shteti të mendojë më ndryshe.

"Jemi marrë aq shumë me ndërkombëtarizimin saqë e kemi harruar sportin në vend. Është dashur të punohet në rregullimin e shumë gjërave brenda dhe në të njëjtën kohë të kërkojmë ndërkombëtarizimin", ka thënë Kajtazi. Ai ngul këmbë se sporti vazhdon të jetë improvizim.

KD: Si e shihni gjendjen në sport sot, 16 vjet pas luftës?

Kajtazi: Sporti ka evoluar në pikëpamje të organizimit, por ka pasur shumë të veçanta sidomos në pikëpamjet e zhvillimit të tij sipas normave dhe rregullave. Ka pasur mungesë të trajnerëve, të punëtorëve sportivë. Ka pasur në vitet e mëhershme që një person ka luajtur disa role, financues, kryetar, trajner, sportist e shofer. E që njëjtë vazhdon të jetë fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite në disa sporte. Në shekullin XXI ta mendosh një skuadër kampione të funksionojë kështu, është diçka e pakuptueshme.

KD: Ku ka çaluar Kosova në proceset e saj në sport?

Kajtazi: Mendoj se mungesa e infrastrukturës ligjore e ka sjellë sportin në këtë situatë, por edhe asaj sportive. Infrastruktura ligjore e vonuar e që edhe sot vazhdon të vonohet po ndikon që klubet të organizohen qysh bëjnë në gjithë botën. Kam qenë në komision të vitit 2003 për hartimin e Ligjit të sportit. Prej atëherë e deri tash ka pësuar ndryshime, mirëpo asnjëherë nuk është zbatuar.

KD: Cili është roli i federatave dhe organizimi i tyre?

Kajtazi: Organizimi i federatave kushtëzohet me aspektin financiar. Mungon guximi intelektual të japin kontributin e tyre. Nuk po shoh që kemi një organizim profesional, pavarësisht kushteve financiare, mundësive të lokacionit. Ajo nuk është pengesë.

Një federatë e një sporti numër një në botë, futbolli, të ketë vetëm 20 njerëz... Pa një guxim intelektual dhe profesion nuk do të arrijmë shumë. Personalisht nuk jam aspak i kënaqur me federatat sportive në Kosovë dhe me organizimin e tyre. Funksionojnë me nga 2-3 persona e shpesh dyert e zyrave të tyre janë të mbyllura.