Please enter at least 3 characters.

Kaia Gerber mahnit me paraqitjen në para-ndejën e “Oscars”

2022/03/collage-13-1-scaled.jpg

Ajo është një nga modelet më premtuese të industrisë së modës.

Dhe Kaia Gerber dukej rrezatuese si kurrë më parë teksa mori pjesë në para-ndejën e W Magazine në Hollywood të enjten mbrëma.

Ylli u vesh një bluzë ari që shkëlqente me një detaj me xhufkë, ndërsa asaj iu bashkua i dashuri i saj Austin Butler në ngjarje.

20 vjeçarja i shtoi veshjes së saj një fund të gjelbër dhe të kuq vezullues dhe një copë të tejdukshme.

Kaia, e cila është e bija e Cindy Crawford, ka shfaqur format e saj të tonifikuara teksa shtoi lartësinë me një palë taka të zeza.

Duke i stiluar flokët e saj brune në valë, Kaia e kompletoi pamjen e saj për mbrëmjen me një çantë të zezë.

Kaia dhe Austin u panë për herë të parë së bashku dhjetorin e kaluar, çifti janë të pandarë që atëherë. /Telegrafi/