Please enter at least 3 characters.

Kafshët në rrugë shkaktarë të 52 aksidenteve në rajonin e Pollogut

2017/09/kafshe-ne-rruge.jpg

Pesëdhjetë e dy aksidente komunikacioni që kanë ndodhur gjatë tetë muajve të kaluar janë shkaktuar nga kafshë, më së shumti qen, por edhe arusha, drerë dhe të tjerë, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur në autostradën Tetovë - Shkup dhe Tetovë - Gostivar dhe kanë përfunduar me vdekjen e kafshëve që kanë lëvizur në mënyrë të pakontrolluar nëpër korsitë e autostradave. Disa nga aksidentet në rajonin e Gostivarit kanë ndodhur edhe në rrugën magjistrale Gostivar - Kërçovë dhe në rrugën rajonale drejt Mavrovës dhe Dibrës./Telegrafi/