Please enter at least 3 characters.

Kadri Veseli mban premtimin për specializantët, zgjidhet problemi i pagave të tyre

2016/07/Kadri-veseli-seanca-solemne-e-Kuvendit-shenohet-25-vjetori-i-miratimit-te-Deklarates-Kushtetuese-te-2-Korrikut-1990-foto-ridvan-slivova-7.jpg
14:"Ridvan Slivova

Dy muaj më parë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte pritur në takim përfaqësuesit e një grupi specializantësh të mjekësisë, të cilët e informuan kryeparlamentarin Veseli me problemin me të cilin ishin duke u ballafaquar.

Rreth 300 specializantë, kryenin shërbimet e tyre në sistemin shëndetësor dhe prej dy vitesh nuk kishin marrë asnjë lloj kompensimi financiar. Me këtë miratim të buxhetit zgjidhet edhe çështja e specialistëve të papunë.

Gjatë atij takimi, kryetari Veseli u kishte premtuar specializantëve se do të angazhohej maksimalisht për gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate të papranueshme për ta.

Me aprovimin e ligjit të ndryshuar të Buxhetit për vitin 2016, nr. 05/L-071, kërkesa e specializantëve për kompensim u realizua dhe do të zbatohet në pajtim me ligjin. /Telegrafi/