Kadife e zezë dhe lule e bardhë: Fustani i Olivias Palermo që ktheu sytë e të gjithëve
Minimalizmi i prerjes dhe dekorimi i fuqishëm e kthejnë këtë fustan në simbol të elegancës klasike
Olivia Palermo edhe një herë e konfirmoi statusin e saj si ikonë stili në sfilatën e Richard Quinn, e mbajtur në sallën historike St John’s Smith Square në Londër, në kuadër të edicionit të ri të Javës së Modës në kryeqytetin britanik.
Zgjedhja e saj e sofistikuar u përshtat në mënyrë të përsosur me atmosferën ekstravagante të mbrëmjes, të cilën e shënoi një kombinim spektakolar i modës së lartë, muzikës dhe dekorimeve të pasura me lule.
Olivia mbërriti në këtë ngjarje ekskluzive e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, modeli gjerman Johannes Huebl, dhe, si gjithmonë, tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të përhershëm, transmeton Telegrafi.
Homazh feminitetit klasik
Për këtë sfilatë, Palermo zgjodhi një fustan prej kadifeje të zezë, të zbukuruar me një lule të madhe të bardhë në bel, detaj që mbante vulën e stilistit Richard Quinn, i cili këtë sezon u luajti me elemente të shkëlqimit të Hollivudit të vjetër dhe format voluminoze bashkëkohore.
Pjesa e sipërme e fustanit kishte një prerje minimaliste me detaje të hapura anësore, ndërsa dekorimi i madh me lule të bardhë ishte një homazh ndaj feminitetit klasik.
Ky detaj theksoi siluetën dhe i shtoi një notë elegance, ndërsa pamjen e plotësuan këpucët elegante të zeza me shkëlqim dhe grimi i thjeshtë, me lëkurë natyrale dhe sy të theksuar lehtë.
Richard Quinn është i njohur për koleksionet e tij dramatike, që shpesh mbështeten në një miks referencash retro, teatraliteti dhe dizajni bashkëkohor ‘haute couture’. As ky sezon nuk bëri përjashtim.
Pasarela u mbush me fustane princeshash, tyl voluminoz, kristale shkëlqyese dhe motive të mëdha dekorative, ndërsa Olivia Palermo tregoi se estetika e Quinn përshtatet në mënyrë të përkryer edhe në shprehjen më të lartë të stilit jashtë pasarelës.
/Telegrafi/


