Please enter at least 3 characters.

Kadaj-Bujupi: Klani Pronto fajtor për krizën energjetike

2016/05/donika-kadaj-bujupi_hd-780x439.jpg

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi tha sot në një konferencë për media se Kosova është në një krizë energjetike.

Kadaj Bujupi tha se si pasojë e mosmarrjes së masave nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci do të ketë reduktime të energjisë ku më së shumti do të pësojnë bizneset.

Sipas saj, kjo po bëhet me qëllim përfitimit të njerëzve të PDK-së të përfshirë në këtë treg.

Kadaj Bujupi tha po ashtu se “klani Pronto është duke e shkatërruar edhe Trepçën, e që është para kolapsit”. /KP/