Kabllot e rrymës rrezikojnë banorët e Matit në Prishtinë (Video)
Në kësoi rrethana më të rrezikuarit janë të vegjlit. E shkaku i këtyre kabllove edhe rruga “Ndue Përlleshi” mbeti për pak metra e paasfaltuar, transmeton Klan Kosova.
Drejtori i infrastrukturës, në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi pranon se këto kabllo janë të rrezikshme për banorët. Por sipas tij brenda pak ditësh do të rregullohet kjo çështje në bashkëpunim me ekspertet e KEDS-it.
Durmishi vonesat i arsyeton me disa punë të paplanifikuara dhe ritenderim të projektit.
Ndersa,në KEDS thonë se kjo gjende mbeti për shkak se gjatë punimeve kompania ka dëmtuar kanalizimin kabllovik. Andaj komuna ka kërkuar zgjidhje teknike nga KEDS-i per dislokim të kabllove te cilën punë kompania e ka kryer menjëherë.
Viktor Buzhala nga KEDS tha se tash janë në pritje që Komuna e Prishtinës të bëjë thirrjen për fillimin e punimeve kur kompania do e bëjë lidhjen e kabllove në pusetën caktuar për këtë.


