Please enter at least 3 characters.

“Ka shpresa se Michael Schumacher do shërohet”

2016/01/ldquo-ka-shpresa-se-michael-schumacher-do-sh-euml-rohet-rdquo_hd.jpg

Ross Brown, që drejtoi skuadrën Ferrari gjatë kohës që gjermani e dominoi këtë sport, tha se e viziton shokun e tij për të parë se si është.

Schumacher u plagos rëndë në një aksident me ski dhe kaloi 159 ditë në koma.

“E kam vizituar disa herë, Corinna, gruaja e tij, më mban në kontakt për çdo informacion. Po lutemi çdo ditë që ai të shërohet… është e ngadalë, por ka shpresë”.

Brawn është një nga njerëzit kyç pas suksesit të jashtëzakonshëm të kampionit të Formula 1.