Please enter at least 3 characters.

​"Ka probleme me para"

2016/01/quot-ka-probleme-me-para-quot_hd.jpg

Në muajin mars të këtij viti, majmuni i Bieber, Mally, ishte konfiskuar nga autoritetet gjermane kur këngëtari ishte përpjekur ta fus kafshën në vend pa dokumente, gjatë turneut të tij “Belive” në këtë shtet.

Në mungesë të dokumenteve, zyrtarët në Munich, kishte konfiskuar majmunin dhe e kishin futur në karantinë në aeroport.

Në muajin maj, kafsha u bë pronë e Gjermanisë dhe Bieber, i ishte dërguar një faturë në vlerën e 1500 dollarëve në korrik, për kujdesin e majmunit, faturë e cila nuk është paguar ende.

Sipas autoriteteve gjermane, pagesa është rritur, dhe tashmë ylli kanadez duhet të paguajë 11 mijë dollarë për majmunin. /Telegrafi/