Please enter at least 3 characters.

Juventusi po tenton me çdo kusht rikthimin e Paul Pogbas, Real Madridi mbetet në mes

2019/04/GettyImages-533291264.jpg
221:"ROME, ITALY - MAY 21: Paul Pogba of Juventus FC celebrates the victory after the TIM Cup match between AC Milan and Juventus FC at Stadio Olimpico on May 21, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)
12:"Getty Images

Paul Pogba pritet të jetë një nga emrat më të lakuar të afatit kalimtar veror pasi klube si Juventus dhe Real Madridi janë vënë pas tij.

Calciomercato.com ka zbuluar një lajm interesant, ku verën e shkuar janë bërë tri oferta nga Juve te Manchester United për të arritur ta kthejnë në shtëpi francezin, por që janë refuzuar.

Juventusi nuk është dorëzuar, por kësaj radhe në rrugë kanë Zinedine Zidanen e Real Madridin.

Paul Pogba te Manchester United në ndeshje kundër Juventusit . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Pikërisht francezi është ai që po mundohet të bindë kampionin e botës të bashkohet më të në Spanjë.

Pogba ka miq në të dy klubet si Blaise Matuidin, që luan te Juventusi, por edhe Raphael Varanen dhe Karim Benzeman te Reali.

Lojtari ka një raport të shkëlqyer edhe me ish trajnerin e tij Max Allegrin.

Paul Pogba . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Largimi ose qëndrimi i trajnerit italian do të luajë rol të rëndësishëm nëse Pogba do të bashkohet me Juven ose jo. /Telegrafi/