Please enter at least 3 characters.

Juventusi po mendon t'i ofrojë Pirlos pozitën e 'Ambasadorit nëpër botë'

2017/11/GettyImages-476139030-e1510050072642.jpg
240:"BERLIN, GERMANY - JUNE 06: Andrea Pirlo of Juventus applauds the fans after the UEFA Champions League Final between Juventus and FC Barcelona at Olympiastadion on June 6, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Andrea Pirlo në kërkim të një karriere të re.

Edhe pse ka vetëm pak ditë që vari këpucët në gozhdë ofertat për ish-mesfushorin për të vazhduar të jetë pjesë e futbollit nuk mungojnë.

Juventusi është gati t’i besojë 38-vjeçarit një rol drejtuesi. Bardhezinjtë sipas asaj që shkruan gazeta torineze “Tuttosport”, po mendojnë t’i ofrojnë Pirlos rolin e ambasadorit të Juventusit nëpër botë.

Kampionët e Italisë nuk mund ta anashkalojnë impaktin që pati Pirlo te Juvja në katër sezonet që luajti te kjo skuadër dhe janë gati ta presin krahëhapur rikthimin e tij, tashmë në një post drejtuesi.

Vendimi tanimë është në dorë të ish mesfushorit të kombëtares italiane.

Te Zonja e Vjetër ‘italiani magjik’ fitoi disa trego, ata që vlejnë të përmenden janë: Katër tituj të Serie A, një Kupë e Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Në kampionatin italian ai ishte pjesë edhe e Interit dhe Milani, por përkundër kësaj ai gëzon respekt të madh nga të gjithë tifozeritë. /SS/