Juventusi ofron 10 milionë euro te skuadra angleze për yllin që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën
Juventusi ka rikthyer interesimin për Emiliano Martinezin dhe këtë herë ka bërë ofertë zyrtare për portierin e Aston Villas.
Sipas “The Athletic”, gjiganti italian i ka propozuar klubit anglez 7 milionë euro si shumë fikse, ndërsa oferta mund të arrijë deri në 10 milionë euro me 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh të lidhura me paraqitjet.
Aston Villa ende nuk e ka pranuar ofertën, por situata mbetet e hapur. Klubi anglez mund të jetë i gatshëm ta shesë portierin 33-vjeçar, sidomos pas afrimit të pritshëm të portierit Zion Suzuki nga Parma.
🚨 EXCL: Aston Villa receive fresh bid from Juventus for Emiliano Martinez & gap between valuations now narrowing. #Juve willing to pay up to €10m (€7+3m) - #AVFC want €10m fixed. Personal terms for 33yo goalkeeper no issue. W @J_Tanswell@TheAthleticFChttps://t.co/TZ9TOP5Lv9
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 16, 2026
Martinez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Aston Villas që prej transferimit të tij në klub në vitin 2020. Argjentinasi ka qenë gjithashtu një figurë kyçe në sukseset e fundit të kombëtares së tij, duke ndihmuar shtetin e tij të fitojë Kupën e Botës 2022 në Katar dhe dy tituj të Copa America.
Juventusi po kërkon të përforcojë opsionet në portë dhe tashmë ka bërë një lëvizje konkrete për portierin me përvojë argjentinas./Telegrafi/


