Please enter at least 3 characters.

Juventusi mund ta humbas Rabiotin, Arsenal dhe Newcastle gati për të bërë oferta në janar

2023/06/Rabiot.jpg
244:"Adrien Rabiot of Juventus during the Italian A, football match between Juventus Fc and Uc Cremonese on 14 May 2023 at Allianz Stadium, Turin, Italy. Photo Nderim Kaceli (Photo by Nderim Kaceli/LiveMedia/LiveMedia/Sipa USA) - Photo by Icon sport
17:"SUSA / Icon Sport

E ardhmja e Adrien Rabiot vazhdon të jetë në dyshim nëse do të mbetet te Juventusi edhe për një kohë të gjatë.

Kontrata e mesfushorit francez me Zonjën e Vjetër skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe palët ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për rinovimin.

Rabiot ka pasur një vit të jashtëzakonshëm te Juventus ku ishte padyshim lider i kësaj skuadre dhe kontribuoi edhe me gola dhe asistime.

Megjithatë duke parë situatën e tij, Arsenal dhe Newcastle United janë të gatshme të intervenojnë në janar për të tentuar transferimin e tij.

Dy skuadrat angleze prej kohësh e duan mesfushorin francez dhe janë të gatshme qysh në afatin kalimtar të janarit të testojnë Zonjën e Vjetër me një ofertë prej 20 milionë eurove.

Drejtuesit e Juventusit janë në presion për t'ia vazhduar kontratën francezit pasi nëse nuk arrihet një gjë e tillë, do të detyrohen ta shesin në janar.

28-vjeçari edhe këtë edicion e ka nisur mjaftë mirë ku në pesë ndeshje në Serie A ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/