Juventusi konfirmon interesimin për një nga yjet kyç të Argjentinës
Drejtori sportiv i Juventusit, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar se klubi italian është i interesuar për transferimin e portierit Emiliano Martinez.
Martinez, i cili aktualisht është i angazhuar me Argjentinën në Kupën e Botës 2026, mbetet një nga objektivat e bardhezinjve për këtë verë.
Portieri 33-vjeçar ishte pranë largimit nga Aston Villa para sezonit 2025/26, me Manchester Unitedin që përmendej si një nga klubet e interesuara. Megjithatë, ai vendosi të qëndrojë në Villa Park, duke ndihmuar skuadrën të fitojë Ligën e Evropës dhe të sigurojë një vend në top katërshe të Liga Premier.
Që nga transferimi i tij nga Arsenali te Aston Villa në vitin 2020, Martinez ka regjistruar 60 ndeshje pa pësuar gol në Liga Premier. Vetëm Ederson (70), Alisson (69), David Raya (68) dhe Jordan Pickford (61) kanë më shumë.
“Emiliano Martinez? Kemi disa negociata në zhvillim. Duhet kohë për të reflektuar, sepse nuk duam të veprojmë me nxitim. Tregu ndryshon çdo ditë”.
“Mjafton të shikoni Dibu Martinezin, i cili po luan në Kupën e Botës... duhet të presim që kjo të përfundojë”.
“Ka shumë situata në zhvillim dhe një klub si Juventusi duhet të jetë i hapur në disa fronte të ndryshme dhe të jetë i vëmendshëm ndaj çdo mundësie që mund të paraqitet”, deklaroi ai.
Ndërkohë, “gardiani” argjentinas thuhet se është i pajtimit për t’iu bashkuar skuadrës italiane./Telegrafi/


