Please enter at least 3 characters.

Juventusi i hapur ta shes Pjanicin, PSG po përgatit ofertë për boshnjakun

2019/08/GettyImages-1150340294-e1566727349236.jpg
230:"TURIN, ITALY - MAY 19: Miralem Pjanic (L) of Juventus is challenged by Andrea Masiello of Atalanta during the Serie A match between Juventus and Atalanta BC on May 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Miralem Pjanic pritet të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori boshnjak si duket nuk është në planet e teknikut të ri të Juventusit, Maurizio Sarri.

Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër është gati që ta shes këtë afat kalimtar boshnjakun.

Paris Saint Germain vazhdojnë të jenë skuadra më e interesuar për transferimin e Pjanicit.

Miralem Pjanic. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Kampionët në fuqi të Francës do të tentojnë transferimin e tij me një ofertë rreth 55 milionë euro.

Por nuk përjashtohet as një shkëmbim i mundshëm mes Pjanic e Marco Verrattit.

Në rast transferimi të Pjanic në PSG, për boshnjakun do të ishte një rikthim në Ligue 1.

Ai më parë ka luajtur edhe për dy skuadra tjera franceze, Metz dhe Olympique Lyon. /Telegrafi/