Please enter at least 3 characters.

Juventusi gati ta lërë pistën Suarez, mund të rikthehet tek Dzeko

2020/09/1599039532_256761_1599039848_noticia_normal_recorte1.jpg

Juventusi mund të shtojë përpjekjet për të siguruar sulmuesin e Romës, Edin Dzekon, pasi Luis Suarez mund të dështojë. 

Sipas Tuttomercatoëeb, uruguaiani mund të ketë problem me marrjen e pasaportës italiane, duke e tejkaluar afatin e 5 tetorit, që është i fundit për afatin kalimtar.

Këtë e konfirmon edhe RAC 1, që sipas tyre Juventus nuk do të jetë në gjendje të regjistrojë lojtarin nga Amerika e Jugut si një lojtar i BE për Ligën e Kampionëve.

Trajneri Andrea Pirlo po bën presion tek drejtuesit që të ketë një sulmues të ri sa më shpejt të jetë e mundur.

Tani flitet se drejtuesit janë duke e përshpejtuar bisedimet me Edin Dzekon.

Në anën tjetër Roma, mund të mos e lirojë sulmuesin deri më 29 shtatorit, dy ditë pas zhvillohet ndeshja e Serie A mes Juventusit dhe Romës. /Telegrafi/