Please enter at least 3 characters.

Juventusi fiton bindshëm, Ronaldo mbyll ndeshjen me dygolësh

2020/12/da60aa43a1723e25df7e6e6e2800de92o2.jpg

Juventusi ka fituar si mysafir i Parmas me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të javës së 13-të të Serie A.

Zonja e Vjetër e kishte marr seriozisht takimin, duke filluar me sulme që nga fillimi i ndeshjes.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën  23-të, kur suedezi Dejan Kulusevski u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Juventusin që kishin dalur në sulm.

Një harkim në zonë nga Avaro Morata gjeti kokën e Cristiano Ronaldo i cili me një kërcim të bukur shënoi për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa Juventusi ishte i intereresuar ta mbyllte sa më parë ndeshjen.

Në minutën e 48-të ishte Cristiano Ronaldo që shënoi për 3-0 me një goditje të bukur me të majtën.

Ndeshjen e mbylli goli me kokë nga Alvaro Morata që shënoi për 4-0.

Juventusi me këtë fitore shkon në kuotën e 27 pikëve, duke mbajtur vendin e tretë në renditje. /Telegrafi/