Please enter at least 3 characters.

Juventusi favorit për transferimin e Haaland

2019/12/haaland.jpg
272:"SALZBURG, AUSTRIA - DECEMBER 10: Erling Braut Haaland of RB Salzburg inspects the pitch ahead of the UEFA Champions League group E match between RB Salzburg and Liverpool FC at Red Bull Arena on December 10, 2019 in Salzburg, Austria. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi i madh italian, Juventusi thuhet se po udhëheq garën për yllin e RB Salzburgut, Erling Braut Haaland, duke përgatitur një ofertë kontrate me vlerë 3,5 milion në sezon.

Sulmuesi i Norvegjisë është vënë në shënjestër të gjigantëve në të gjithë kontinentin pas paraqitjeve brilante, posaçërisht në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Haaland shënoi tetë gola në vetëm gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve, përfshirë edhe gjatë dy ndeshjeve në grup kundër Napolit.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Juventusi është në ‘pole-positon’ për të fituar garën për nënshkrimin e lojtari para Manchester Unitedit dhe RB Leipzig.

Ky medium shton se Bianconerët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh në kontratën e tij dhe t'i ofrojnë atij një pagë fillestare prej 3.5 milion euro, e cila do të rritet në 5 milion euro me bonuse.

Agjenti Mino Raiola është një nga këshilltarët e lojtarit dhe shihet si njeriu që po sponsorizon një marrëveshje me Juventusin, i cili do ishte i lumtur ta kishte lojtarin në radhët e veta. /Telegrafi/