Please enter at least 3 characters.

Juventusi bën gati ofertën e lartë për Tolisson

2017/03/7787325508_corentin-tolisso-face-a-dijon-le-19-fevrier-2017-e1489835264741.jpg

Kampioni aktual i Italisë, Juventus ka bërë gati një ofertë tejet të lartë për mesfushorin francez, Corentin Tolisso.

Pasi e kanë parë nga afër në dy ndeshjet ndaj Romës, ‘Zonja e Vjetër’ është bindur për reprezentuesin francez.

Tolisso ka shkëlqyer këtë edicion me Lyonin dhe është bërë objektivi kryesor i kampionit italian.

Mediat italiane kanë raportuar se Juventusi ka bërë gati një ofertë prej 45 milionë euro për transferimin e francezit në Torino.

Mbetet të shihet nëse Lyon do të bindet nga oferta e lartë e liderit aktual të Serie A dhe nëse do ta pranojë atë.

Në garë për lojtarin mbetet edhe Manchester City dhe Borussia Dortmund që gjithashtu e duan atë.

22-vjeçari në 36 ndeshje në të gjitha garat me Lyonin këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/