Juventusi arrin kulmin e fitimeve për ndeshjen me Atletico Madridin, arkëton 5.5 milionë euro nga shitja e biletave
184:"TURIN, ITALY - MARCH 08: atmosphere during the Serie A match between Juventus and Udinese at Allianz Stadium on March 08, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
Atmosfera në një ndeshej të Seria A . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
Festa e Juventus. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images
12/03/2019
Juventusi sot do të luajë kundër Atletico Madridit ndeshjen kthyese të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë ishe mbyllur 2-0 për Atletico Madridin, gjë që e bën të vështirë rikthimin e Juventusit.
Por siç duket tifozët e Juves ende besojnë, pasi të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur.
Madje te Juve konfirmohet një rekord fitimesh nga shitja e biletave, 5.5 milionë euro fitim.
Kjo është vlera më e madhe monetare e arritur nga Juven që nga hapja e Allianz Stadium.
Juven do ta ketë edhe në këtë ndeshje përkrahjen e fuqishme të tifozëve që do të jenë mbi 41 mijë. /Telegrafi/


