Please enter at least 3 characters.

Juve rikthen interesimin për De Sciglion

2017/06/mattiadesciglio-e1497975635724.jpg
230:"MILAN, ITALY - OCTOBER 30: Mattia De Sciglio of AC Milan in action during the Serie A match between AC Milan and Pescara Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on October 30, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Largimi i Dani Alvesit i ka detyruar përfaqësuesit e Juventusit që ta rikthejnë interesimin për mbrojtësin e Milanit, Mattia De Sciglio.

Është vetëm çështje kohe kur Alves do t’i bashkohet Manchester Cityt dhe Bianconerët duhet ta plotësojnë atë pozitë.

Juve duhet ta përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa braziliani pritet të largohet si transfer i lirë.

Sipas SportMediaset, Zonja e Vjetër mendonte ta transferojë Danilon e Real Madridit, por meqë është lojtar jashtë BE-së, është tërhequr (pasi si lojtar jashtë BE-së pritet ta transferojnë Douglas Costan).

De Sciglio ka qenë i lidhur me Juven në të kaluarën, ndërsa tash është duke e kryesuar listën për pozitën e mbrojtësit të krahut. /Telegrafi/