Juve qetëson tifozët, lëndimi i Chiellinit nuk është serioz
214:"LONDON, ENGLAND - MARCH 06: Giorgio Chiellini of Juventus looks around the pitch prior to the Juventus press conference at Wembley Stadium on March 6, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
Harry Kane dhe Giorgio Chiellini duke u përshëndetur në fund të ndeshjes në Allianz Stadium (Foto: Getty Images)
12:"Getty Images
20/03/2018
Juventusi ka qetësuar tifozët rreth lëndimit Giorgio Chiellinit.
Italiani u lëndua në ndeshjen kundër SPAL-it, por Zonja e Vjetër thotë se nuk ka asgjë serioze.
Ky është një lajm i mirë pasi do të thotë se Chiellini është i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit dhe Real Madridit.
Nga lëndimi që pësoi të shtunën qendërmbrojtësi u detyrua të largohet edhe nga Përfaqësuesja e Italisë dhe vendin e tij për dy ndeshjet miqësore e mori Angelo Ogbonna.
Ndeshja e parë mes Juves dhe Los Blancos luhet në 3 prill në Torino.
Por, në pikëpyetje është pjesëmarrja e Alex Sandros, i cili u lëndua sot (e martë) në stërvitjen e Brazilit.
Vlen të theksohet se dyshja Medhi Benatia dhe Miralem Pjanic do të mungojnë për shkak të kualifikimit. /Telegrafi/


