Please enter at least 3 characters.

Juve planifikon shkëmbimin e Sandros me Marcelon në janar

2018/09/CristianoMarcelo.jpg
398:"MADRID, SPAIN - MAY 27: Cristiano Ronaldo and Marcelo of Real Madrid celebrate at the Santiago Bernabeu stadium following their victory last night in Kiev in the UEFA Champions League final, on May 27, 2018 in Madrid, Spain. Real beat Liverpool 3-1 in the final to lift the European Cup and Champions League for the 13th time. (Photo by Denis Doyle/Getty Images) (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi është duke menduar për shkëmbimin e Alex Sandros me Marcelon e Real Madridit në afatin e janarit.

Bianconerët e kanë kërkuar mbrojtësin e majtë edhe gjatë verës, pas transferimit të Cristiano Ronaldo.

Ndërsa Tuttosport raporton se braziliani është në kontakt të vazhdueshëm me CR7 dhe se nuk i ka raportet e mira me trajnerin e Los Blancos, Julen Lopetegui.

Alex Sandro (Foto: Getty Images)

Zonja e Vjetër mund të rikthehet me një ofertë shkëmbimi për Marcelon në afatin dimëror, ndërsa gazeta torineze bën të ditur se kjo ide është e pranueshme edhe në qarqet e Madridit.

Në bazë të rregullave të reja të UEFA-s për Ligën e Kampionëve, tre lojtarë të rinj mund të regjistrohen në skuadër për fazën e eliminimit direkt pa kurrfarë kufizimesh.

Marcelo (Foto: Getty Images)

Kjo do të thotë se të dy lojtarët mund të luajnë në garën evropiane në rast se i ndërrojnë klubet në janar.

Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2006 kur u transferua nga Fluminense, ndërsa Sandro luan te Juventusi nga viti 2015 kur nënshkroi nga Porto. /Telegrafi/