Juve pëson humbje, Napoli rimerr vendin e dytë (Video)
08/05/2016
Juventusi ka pësuar humbje prej 2-1 nga Hellas Verona në javën e parafundit të kampionatit italian.
Skuadra që ka rënë nga Serie A fitoi kundër kampionit dhe kjo shkon për ta nderuar veteranin Luca Toni.
Ishte pikërisht sulmuesi italian, ai që shënoi i pari nga pika e bardhë (43’). Në gjysmën e dytë realizoi Federico Viviani (55’) për ta vulosur fitoren.
Zonja e Vjetër shënoi një gol në minutat shtesë nga pika e bardhë. Realizues ishte Paulo Dybala.
Në ndërkohë, Napoli ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim te Torino për t’ia rimarrë Romës vendin e dytë në tabelë.
Gonzalo Higuain (12’) dhe Jose Maria Callejon (20’) shënuan për mysafirët, ndërsa Bruno Peres realizoi për vendasit (66’). /Telegrafi/


