Please enter at least 3 characters.

Juve interesohet për transferimin e Milan Skriniar

2022/04/nerazzurrisiamonoi-inter-milan-skriniar-calciomercato.jpg
359:"Foto Spada/LaPresse 16 Febbraio 2022 - Milano, Italia Sport, Calcio Inter vs Liverpool - Champions League 2021/2022 - Ottavi di Finale Nella foto : Milan Skriniar (Inter Milan); Photo Spada/LaPresse February 16 , 2022 - Milan ,Italy Sport, Soccer Inter vs Liverpool -- Champions League 2021/2022 - Round 16 In the photo : Milan Skriniar (Inter Milan);
8:"LAPRESSE

Milan Skriniar ende nuk ka vendosur për vazhdimin e kontratës me Interin.

Qendërmbrojtësi sllovak ka pesë vite që është pjesë e Neroazzurëve dhe mund të largohet në verë për faktin se Inter ka nevojë të shes për t'i rregulluar bilancet financiare.

Duke parë situatën e tij, Juventus është duke synuar transferimin e sllovakut gjatë verës.

Kapiteni Giorgio Chiellini tanimë është në një moshë të shtyrë dhe Juventus po e sheh Skriniarin si zëvendësuesin adekuat të italianit.

Mediat italiane kanë raportuar për interesimin e Juventusit për lojtarin, edhe pse duket shumë e vështirë që Inter t'ia  shes një yll të skuadrës një rivali siç është Zonja e Vjetër.

Gjithsesi Skriniar mund të largohet nga Neroazzurët pasi skuadra angleze si Chelsea, Tottenham Hotspur e Manchester United e duan atë.

Inter e vlerëson qendërmbrojtësin sllovak me një shumë prej 65 milionë eurove. /Telegrafi/